top of page
Logo-KSEMI-transparent-bardhe.png

Ç’po ndodh në botën e errët të rrjeteve sociale kriminale?

  • Writer: KSEMI
    KSEMI
  • Dec 5, 2024
  • 2 min read


Nga Ersila Sula.


Rrjetet sociale kriminale i referohen grupeve ose organizatave që përdorin rrjetet sociale për aktivitete të paligjshme dhe kriminale. Këto rrjete shpesh shfrytëzojnë platformat online për të komunikuar, për të rekrutuar anëtarë, për të shpërndarë propagandë ose për të organizuar veprime kriminale. Disa nga aktivitetet më të zakonshme që lidhen me rrjetet sociale kriminale janë: krimi kibernetik, trafikimi i qenieve njerëzore, shpërndarja e drogës, ekstremizmi dhe terrorizmi, bullizmi dhe ngacmimi online, tregtia e paligjshme.


Disa rrjete sociale që janë cilësuar si kriminale janë sky, ghost, matrix, etj. Keto janë disa nga rrjetet ku është bërë i mundur komunikimi i shumë krimeve dhe janë gjetur me mijëra biseda që flasin për trafikimin e drogës, njerëz që ekzekutohen, terror dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me krimin. Terror, vrasje, njerëz që ekzekutohen në video live dhe ndahen me shikuesit online si forma zbavitjeje. Ku po arrin brezi jonë teksa po argëtohet me gjëra të tilla që janë të dënueshme?A është bërë vrasja një formë loje,argëtimi për të rinjtë ?Si po ndikon një pjesë e medias tek ne?A janë disa rrjete sociale të dëmshme për shoqërinë?


Këto janë disa nga pyetjet që besoj ja bëjmë shpesh vetes. Para disa ditësh në një rrugicë në afersi të universitetit tim ndodhi një plagosje. A është normale kjo? Disa mund të mendojnë, në rregull nuk është diçka normale por nuk e ndryshojmë dot. Por jo, duhet të prekemi nga këto situata sepse në atë moment, në atë rrugicë mund të kaloja dhe unë apo dhe dikush tjeter dhe me të vërtetë ka qene një moment që une po kaloja aty por për fat të mire nuk isha prezente në momentin që ndodhi ngjarja. Tani a duhet të kemi frikë të kalojmë në rrugë? Është më e mira të mbyllemi në shtëpi?


Jo,kjo nuk është një zgjidhje! Duhet që të gjithë se bashku dhe në rradhë të parë media të ndihmojë në edukimin e të rinjve ashtu siç duhet. Media duhet të kontrollojë çdo hap që lidhet me të që mos të bëhemi ndihmë për bandat kriminale dhe për pasojat që vijnë pas saj. Rasti më ekstrem që kam dëgjuar në lidhje me keto media është se viktimat copëtoheshin dhe futeshin në një mulli mishi. Jam me të vërtetë pa fjalë! Si mund të arrijë një media (rrjet social) që të publikohet pa problem një pamje e tillë? Ne po e nënvlerësojmë rrezikun e këtyre rrjeteve në drejtim të  përhapjes së dhunës në të gjitha anët e shoqërisë.


Prandaj media duhet të mos lejojë publikimin e videove të papërshtatshme, duke patur parasysh që ato video mund të shikohen edhe nga mosha jo madhore. Ose të jetë praktikisht e pamundur që këto video të shihen nga femijët.


Nuk mendoni që diçka e tillë do të ishte shumë e dëmshme për shendetin e tyre mendor dhe për psikologjinë e tyre? A nuk mendojnë keto media për këtë gjë, nuk mendojnë se si do të pritej diçka e tillë në opinionin  publik?


Ne duhet të mbrojmë veten dhe të tjerët nga keto rrjetet sociale kriminale. Duhet të tregojmë kujdes me informacionin personal. Të edukojmë veten dhe të tjerët për rreziqet dhe metodat e përdorura nga këto rrjete. Të rrisim ndërgjegjësimin. Dhe të jemi aktivë në raportimin e aktiviteteve të dyshimta apo kriminale.

Commentaires


bottom of page