Takim me studentët për t'u njohur me KSEMI
- KSEMI
- Dec 30, 2024
- 1 min read

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit, në datën 11.12.2024 u organizua edhe një takim masiv me studentë të interesuar për t’i njohur ata me veprimtarinë e Klubit Studentor për Edukimin për Median dhe Informacionin (KSEMI), me qëllimet dhe objektivat e tij.
Secila nga shtatë studentet e bordit themelues bëri nga një prezantim në këtë takim. Fillimisht pjesëmarrësit u njohën me edukimin për median dhe informacionin dhe rëndësinë e përhapjes dhe masivizimit të tij në shoqërinë shqiptare, dhe veçanërisht në radhët e studentëve.
Më pas ata u njohën me profilin e KSEMI, me natyrën e veprimtarisë së ketij klubi, me vizionin dhe objektivat që ai i ka vënë vetes. Në takim u bë edhe një prezantim i Statutit të Klubit si dhe i të drejtave dhe detyrave të anëtarëve të tij si dhe u bë një thirrje drejtuar studentëve për t’u anëtarësuar në të.
Më pas u bë një prezantim i websajtit të KSEMI si dhe i faqeve të rrjeteve sociale të Klubit në Facebook, Instagram dhe në platformën e video-sharing YouTube.
Në mënyrë konkrete u shpjeguan hapat që mund të ndiqen për të postuar shkrime apo materiale të tjera në websajtin e KSEMI dhe në blogun e tij si dhe u sqaruan të gjitha hapat që mund të ndiqen nga ata që do të duan të anëtarësohen në këtë klub.
Takimi shërbeu si një hap i parë i njohjes së KSEMI nga ana e pjesëmarrësve dhe drejt shtrirjes së KSEMI në radhët e studentëve pavarësisht nga dega e studimit të tyre.
Comments