

Rreth KSEMI
Njihuni me KSEMI
Përhapja dhe fuqizimi i Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI) në mjediset universitare nuk mund të bëhet pa përfshirjen e studentëve, të cilët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, përfshirja e studentëve pritet të sjellë një zgjerim të efektit të EMI edhe në rradhët e familjeve të tyre dhe më tej në radhët e popullsisë së gjerë. Për këtë arsye, me inisiativën e një grupi të studentëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë u themelua në datën 14 nëntor 2024 Klubi Studentor i Edukimit për Median dhe Informacionin (KSEMI).
Përmes këtij organizimi synohet që lëvizja për EMI të bëhet pjesë e lëvizjeve shoqërore të studentëve dhe të zgjerojë rrethin e të rinjve të përfshirë si dhe të masivizojë dhe të kultivojë idetë dhe praktikat në shërbim të kësaj lëvizjeje.
Krijimi i Klubit Studentor të Edukimit për Median dhe Informacionin (KSEMI) do të shërbejë konkretisht për:
-
Promovimin e koncepteve të EMI midis anëtarëve dhe masës së gjerë të studentëve.
-
Nxitjen e aftësive të të menduarit kritik për të vlerësuar burimet e medias, për të njohur informacionin e njëanshëm dhe për të dalluar informacionin e besueshëm.
-
Pajisjen e anëtarëve me aftësi për të lundruar në platformat dixhitale, për të kuptuar privatësinë e të dhënave dhe për të përdorur teknologjinë me përgjegjësi.
-
Inkurajimin e anëtarëve për të krijuar përmbajtjet e tyre mediatike, të tilla si artikuj, video ose podkaste, për të praktikuar aftësitë e tyre.
-
Organizimin e trajnimeve mbi tema si kontrolli dhe verifikimi i fakteve dhe përdorimi i përgjegjshëm i mediave sociale, etj.
-
Bashkëpunimin me organizatat e tjera lokale për të promovuar edukimin mediatik në komunitet përmes programeve informuese.
-
Advokimin për politika dhe praktika që mbështesin përhapjen e EMI në shkolla dhe komunitete.
-
Forcimin e lidhjes me profesionistë në fushën e medias, gazetarisë dhe arsimit për të ofruar mentorim dhe burime.
-
Kryerjen e kërkimeve mbi tendencat e konsumit të medias midis studentëve dhe zhvillimin e projekteve për të adresuar çështjet e identifikuara.
-
Organizimin e debateve, paneleve ose leksioneve për të diskutuar tendencat aktuale të medias, përhapjen e lajmeve të rreme dhe ndikimin e medias në shoqëri.
Përmbushja e këtyre qëllimeve do të ndihmojë në krijimin e një trupe studentore më të informuar dhe do të inkurajojë studentët që të angazhohen me ide dhe veprime në dobi të EMI.
Bordi themelues



Anisa Krasniqi
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT
Ersila Sula
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT
Ervelinda Çupi
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT



Ester Ponde
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT
Eva Laska
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT
Iliada Murataj
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT

Rubensa Ndreca
studente
Dep. Gjuhë-Letërsi, UT